IKMT shemb ndërtimin pa leje në Sarandë, kryeinspektori Qendro: Çdo investim në struktura pa leje është i çuar dëm, ndëshkim për këdo! (VIDEO)
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërhyrë sot në rrugën “Panorama” në bashkinë Sarandë, ku është prishur një shtesë anësore e një objekti të ndërtuar pa leje. Kryeinspektori i IKMT-së, Afrim Qëndro, deklaroi se çdo ndërtim pa leje do të ndëshkohet në përputhje me ligjin, duke paralajmëruar se aksionet e tilla do të vijojnë. “Gjej rastin t’u bëj thirrje të gjitha subjekteve të biznesit apo individëve që dëshirojnë të ndërtojnë: ndiqni rrugën ligjore! Aplikoni dhe pajisuni me lejet përkatëse! Çdo investim i kryer në struktura pa leje është para e hedhur dëm,” u shpreh Qëndro. Në një reagim të publikuar edhe në rrjetet sociale, drejtori i Përgjithshëm i IKMT-së theksoi se askush nuk do të tolerohet në...
Burimi:
javanews.al