I hipi në dy taksi dhe do i trafikonte drejt vendeve të BE, arrestohet pronari i hotelit në Vaqarr! Strehoi klandestinët nga Sudani, ja çfarë iu sekuestrua

I hipi në dy taksi dhe do i trafikonte drejt vendeve të BE, arrestohet pronari i hotelit në Vaqarr! Strehoi klandestinët nga Sudani, ja çfarë iu sekuestrua

Një pronar hoteli në Vaqarr u arrestua sot (27 gusht) nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se u kishte siguruar strehim dhe transport shtatë emigrantëve nga Sudani, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt vendeve të BE-së. Sipas policisë, i arrestuari u kishte siguruar emigrantëve dy taksi dhe i kishte nisur më pas në drejtim të Koplikut, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, me destinacion shtete të BE-së. Në hetim është edhe një prej taksistëve, i dyshuar për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. “Shërbimet e Seksionit të Hetimit në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Stafeta”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm...