Kush është personi që plagosi rëndë administratorin e pallatit në Tiranë, sherri nisi për…
Një konflikt për linjën e ujit të pijshëm në një pallat në zonën e Astirit në Tiranë dyshohet se ka përfunduar në një sulm të rëndë ndaj administratorit 74-vjeçar të objektit. Autori i dyshuar është Klevis Leka, 35 vjeç, banor i të njëjtit pallat, i cili është arrestuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 menjëherë pas ngjarjes. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në ambientet e një pallati në rrugën “Aleksandri i Madh”. Policia u njoftua nga banorët se pranë pallatit ndodhej i plagosur rëndë administratori, shtetasi F. G., 74 vjeç. Forcat policore mbërritën në vendngjarje dhe, pas veprimeve të para hetimore, identifikuan si autor të dyshuar Klevis Lekën. Sipas të dhënave të deritanishme të hetimit, mes 35-vjeçarit dhe administratorit kishte lindur një konflikt...
Burimi:
javanews.al