Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

Bordi i Transparencës caktoi këtë të martë çmimet e reja me të cilat do të tregtohen karburantet në vendin tonë. Sipas vendimit të marrë, çmimi me pakicë i naftës duhet të jetë jo më shumë se 219 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 207  lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës duhet të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 13 ora 14:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.