Një rajon, gjashtë vende, ekonomitë e rajonit në kërkim të investimeve më afatgjata dhe cilësore
Potenciali i Ballkanit Perëndimor shkon përtej tregjeve kombëtare, duke krijuar mundësi për një hapësirë ekonomike më të integruar, me akses në tregjet evropiane, fuqi punëtore gjithnjë e më të kualifikuar dhe bashkëpunim në zinxhirët rajonalë e evropianë të vlerës. “Si agjenci për promovimin e investimeve, përgjegjësia jonë nuk është thjesht të tërheqim vëmendjen. Ajo është edhe që interesin ta kthejmë në vendimmarrje, vendimet në projekte dhe projektet në vlera të qëndrueshme ekonomike. Prandaj shpresoj që diskutimi i sotëm të jetë i hapur dhe praktik. Le ta sfidojmë veten, të ndajmë përvojat tona dhe mbi të gjitha të identifikojmë se çfarë mund të bëjmë më mirë. Si institucione ashtu edhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Ardhmja e rajonit tonë nuk do të përcaktohet nga potenciali që zotërojmë,...
Burimi:
javanews.al