“Armët vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri”/ Opozita kërkon hetim parlamentar pas denoncimeve të Ahmetajt

“Armët vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri”/ Opozita kërkon hetim parlamentar pas denoncimeve të Ahmetajt

Arben Ahmetaj TIRANË-Opozita ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të verifikuar veprimtarinë e institucioneve shtetërore lidhur me trafikun ndërkombëtar të armëve, pas denoncimeve të bëra nga ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj gjatë një interviste në “Çim Peka LIVE”.  Ahmetaj tha se disponon informacione dhe materiale që, sipas tij, lidhen me një strukturë të organizuar për trafikimin e armëve, duke pretenduar se armët vijnë nga vende të Afrikës, paketohen në Shqipëri dhe më pas dërgohen drejt destinacioneve të tjera.  “Është vetëshpjeguese. Jemi duke folur për trafik ndërkombëtar armësh. Dhe jo në kuadër të marrëveshjes, në sytë e NATO-s, që ka Shqipëria me Ukrainën. Jo. Jemi duke folur për trafik armësh nga vendet e Afrikës, që do paketohen në Shqipëri, ose që paketohen në Shqipëri, dhe që...