LIGA E KOMBEVE/ ANGLIA BEN DETYREN NE SHTEPI NDAJ KROACISE, SPANJA VAZHDON MARRSHIMIN

LIGA E KOMBEVE/ ANGLIA BEN DETYREN NE SHTEPI NDAJ KROACISE, SPANJA VAZHDON MARRSHIMIN

Anglia ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Kroacisë në mitikun “Wembley”, në një përballje ku triumfi u vendos nga një gol i Harry Kane nga pika e bardhë e penalltisë. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 24-t. Pas një aksioni të bukur dhe kombinimit mes Harry Kane e Jude Bellingham, Morgan Rogers dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë Anglisë. Kroacia reagoi në minutën e 59-të, kur Petar Sucic përfitoi nga një krosim pas goditjes së dënimit dhe mungesa e vëmendjes së mbrojtjes angleze për të barazuar shifrat. Por gëzimi i miqve zgjati vetëm pesë minuta. Në minutën e 64-t, Harry Kane u tregua i saktë nga pika e bardhë, pas një faulli ndaj Jarell Quansah brenda zonës, duke vulosur fitoren...