LIGA E KOMBEVE/ ITALIA LEKSION GJELAVE TE ZIDANE, GJITHÇKA VENDOSET NE NDESHJET E FUNDIT

LIGA E KOMBEVE/ ITALIA LEKSION GJELAVE TE ZIDANE, GJITHÇKA VENDOSET NE NDESHJET E FUNDIT

Italia ka dhuruar spektakël në “San Siro”, duke mposhtur 3-1 Francën në përballjen e parafundit të grupit në Ligën A të Ligës së Kombeve. “Axurrët” përmbysën disavantazhin fillestar dhe morën një fitore me shumë peshë, duke u barazuar me pikëme “gjelat”. Takimi nisi me një surprizë të pakëndshme për vendasit. Në minutën e 10-të, një gafë e portierit Gigio Donnarumma u shfrytëzua në maksimum nga Michael Olise, i cili dërgoi topin në rrjetë dhe kaloi Francën në avantazh. Reagimi italian nuk vonoi. Në minutën e 26-të, Francesco Pio Esposito riktheu baraspeshën, duke finalizuar saktë pas asistit të Nicolo Cambiaghit. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-1. Italia pati mundësinë të përmbyste gjithçka që në minutën e 60-të, por Sebastian Esposito shpërdoroi një penallti, duke...