PUNIME NE HYRJE TE TIRANE-DURRES/ ARRSH NJOFTON DEVIJIMIN E LEVIZJES DUKE FILLUAR NGA SOT
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se duke nisur nga dita e nesërme, datë 13 nëntor, do të fillojnë punimet në segmentin rrugor nga Sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit, në kuadër të projektit për plotësimin e infrastrukturës dhe përmirësimin estetik të këtij aksi. Sipas ARRSH-së, projekti parashikon ndërtimin e mbikalimeve për këmbësorët, gjelbërimin e segmentit rrugor, instalimin e sistemit të ndriçimit, si dhe përmirësimin e shtresave asfaltike nga Sheshi Shqiponja deri në pikën e lidhjes me autostradën e re. Gjatë zhvillimit të punimeve do të devijohet përkohësisht njëra prej korsive të qarkullimit, ndërsa lëvizja e automjeteve do të vijojë në korsitë e tjera të disponueshme, sipas planit të menaxhimit të trafikut. “Autoriteti Rrugor Shqiptar vijon zbatimin e projektit “Plotësimi i punimeve dhe përmirësimi...
Burimi:
ntv.al