Stuhia paralizon lundrimin në jug, ndalohet dalja në det në Sarandë, Ksamil e Borsh. Policia Kufitare shpëton 8 mjete
Përkeqësimi i kushteve atmosferike dhe detare ka detyruar autoritetet të ndalojnë çdo dalje në det në zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit. Kapiteneria e Portit Sarandë njoftoi se, për shkak të erërave me intensitet të lartë dhe dallgëzimit, ndalohet lundrimi i të gjitha mjeteve, përfshirë mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla. Ndalimi hyn në fuqi më 23 korrik 2026, në orën 06:00, dhe do të mbetet në fuqi deri në përmirësimin e kushteve detare dhe një njoftim të dytë zyrtar nga Kapiteneria e Portit Sarandë. Ndërkohë, stuhia ka shkaktuar probleme serioze edhe në det. Sipas Policisë Kufitare Sarandë, gjatë orëve të fundit janë realizuar tetë ndërhyrje për shpëtimin e mjeteve lundruese që u përballën me vështirësi për shkak të motit të keq. Tre...
Burimi:
javanews.al