Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec, Malaj: Kanë kaluar 13 vjet, ishte në mesin e gjykimeve që kam bërë!
Ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj, i ftuar këtë të martë në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për Zvërnecin, ku emri i tij është lidhur ngushtë ditët e fundit pas nisjes së protestave. Malaj tha se ai ka dhënë një vendim trashëgimie për Zvërnecin në vitin 2013, por është i bindur se nuk e ka shkelur kurrë ligjin dhe i ka qëndruar strikt. I pyetur nga moderatorja Borakaj nëse ka njohje personale me ndonjë nga trashëgimtarët e familjes për të cilën dha vendimin, Malaj e mohoi, duke thënë se ai ka qëndruar gjithmonë larg Vlorës, edhe pse ka familjen e tij që jeton atje dhe merret me biznes prej vitit 1990. Pjesë nga biseda: Borakaj: Çfarë...
Burimi:
vizionplus.tv