Pasoja tragjike pas tërmetit në Kolumbi! 21 të vdekur dhe qindra të plagosur, fëmijë të bllokuar nën rrënoja
Një tërmet i fortë ka goditur Kolumbinë këtë të hënë, duke lënë pas pasoja tragjike. Si pasojë e tërmetit raportohet për 21 të vdekur deri në këto momente, ndërsa vijojnë kërkimet poshtë rrënojave. Më e rëndë ajo në qytetin Cali, ku ekipet e shpëtimit po kërkojnë disa fëmijë që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e një spitali universitar, pasi një pjesë e godinës u shemb nga lëkundjet. Autoritete kolumbiane raportojnë për 18 humbje jete në qytetin e Pereiras, dy në Manizales dhe një tjetër në Quibdo. Lëkundjet u ndjenë pothuajse në të gjithë territorin e Kolumbisë, por edhe në Ekuador dhe Panama. Sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan, tërmeti kishte magnitudë 7.4 dhe epiqendra ndodhej në perëndim të Kolumbisë, në një thellësi rreth 100...
Burimi:
vizionplus.tv