“Vendi juaj është mahnitës”, Rama zbulon bisedën me Ivanka Trump dhe Kushnerin gjatë një darke në Jug

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama zbulon bisedën me Ivanka Trump dhe Kushnerin gjatë një darke në Jug

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë për Associated Press këtë të martë. Ai ka zbuluar për herë të parë një bisedë që ka zhvilluar me Kushnerin dhe Ivanka Trump, sa i përket investimit në Zvërnec. Rama tha se propozimi i Kushnerit nisi rastësisht. Ai kujtoi një darkë në jug të Shqipërisë me Kushnerin, bashkëshorten e tij Ivanka Trump dhe miq të tyre, të cilët kishin ndaluar në portin e Durrësit për të furnizuar me karburant varkën gjatë rrugës drejt Malit të Zi. Disa muaj më vonë, shprehet Rama për Associated Press, Kushner iu afrua atij në një takim të liderëve botërorë dhe drejtuesve të biznesit në Davos, Zvicër, dhe shprehu interes për të investuar në Shqipëri. “Vendi juaj është absolutisht mahnitës dhe ne do...