SPAK zbardh qëndrimin për Sazani-n dhe Nartën: Nuk po hetojmë projektin e Kushner

SPAK zbardh qëndrimin për Sazani-n dhe Nartën: Nuk po hetojmë projektin e Kushner

Prokuroria e Posaçme ka reaguar zyrtarisht për hetimet që janë duke u zhvilluar për bregdetin e lakmuar të jugut, pas interesimit të lartë nga një numër mediash amerikane dhe europiane, të cilat kanë kërkuar informacion për dhëndrin e Donald Trump. Konkretisht, organi më i lartë i akuzës në Shqipëri, i është përgjigjur medias së madhe amerikane Fox News, e cila ka kërkuar konfirmim nga SPAK, nëse po heton një projekt zhvillimi të lidhur me Jared Kushner. Dhe përgjigja ka qenë mohuese. Fox News: A mund të konfirmojë SPAK nëse po heton një projekt zhvillimi të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit Donald Trump? SPAK: Në përgjigje të kërkesës suaj, Struktura Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nuk ka asnjë hetim të hapur në lidhje...