Dhunohet me sende të forta një person në Vlorë, në gjendje të rëndë shëndetësore

Dhunohet me sende të forta një person në Vlorë, në gjendje të rëndë shëndetësore

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person është referuar në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi dyshohet se është sulmuar me sende të forta. Ngjarja është raportuar në qendrën e emergjencës, ku është përcaktuar si kod i kuq Menjëherë pas marrjes së njoftimit, është nisur drejt vendngjarjes ekipi mjekësor për t’i dhënë ndihmën e parë dhe për të transportuar të dëmtuarin drejt spitalit, nëse do të jetë e nevojshme. Rrethanat dhe shkaqet e sulmit mbeten ende të paqarta. Pritet informacion i mëtejshëm për gjendjen e personit dhe dinamikën e ngjarjes.