Si po kthehet AMF në “monopolin” e Milva Ekonomit, zbardhet skema sekrete e tërmeteve, ja si do të grabiten qytetarët
Një forum ndërkombëtar i organizuar në Tiranë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka ngritur dyshime të forta për përgatitjen në heshtje të një skeme të re detyrimi financiar për qytetarët. Nën petkun e “ndërgjegjësimit” për rrezikun e tërmeteve, dyshohet se po ndërtohet një arkitekturë e re që synon ta bëjë sigurimin e banesave rreptësisht të detyrueshëm. Ky projekt pritet të gjenerojë një treg gjigant me qindra milionë euro prime në vit, duke ngjallur pikëpyetje të mëdha se kush do ta kontrollojë këtë fluks masiv parash. Prapaskenat e industrisë flasin për një rrugë të orientuar drejt një kompanie të fuqishme britanike risigurimesh, fijet e së cilës çojnë direkt te zyrtarja e lartë, ish-ministrja, njëherësh deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi. Burime nga tregu aludojnë se...
Burimi:
sot.com.al