Situatë e rënduar në Kakavijë/ Radhë e gjatë kilometrike nga makinat që duan të kalojnë në Shqipëri

Situatë e rënduar në Kakavijë/ Radhë e gjatë kilometrike nga makinat që duan të kalojnë në Shqipëri

Radhë kilometrike dhe pritje të gjata në pikën kufitare të Kakavijës, në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë, ndërsa trafiku është rritur ndjeshëm për shkak të lëvizjeve masive të udhëtarëve. Sipas Epirusgate.gr, situata në Kakavijë është përkeqësuar që prej ditës së djeshme, me një numër të madh automjetesh që presin për të kaluar kufirin. Media greke raporton se kontrollet po kryhen me ritëm të ngadaltë, duke krijuar vonesa të konsiderueshme për drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët. Sipas saj, problematika duket veçanërisht e theksuar në daljen nga Greqia drejt Shqipërisë, pasi shumë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë në 15 ditët e paratë gushtit. Volumi i madh i automjeteve ka sjellë krijimin e radhëve të gjata në pikën kufitare, ndërsa udhëtarëve u kërkohet të tregohen të duruar për...