Zjarret e fuqishme në vend/ Ministria e Mbrojtjes, bën bilancin: 227 forca dhe 16 mjete në terren, ndërhyrje nga ajri

Zjarret e fuqishme në vend/ Ministria e Mbrojtjes, bën bilancin: 227 forca dhe 16 mjete në terren, ndërhyrje nga ajri

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend, ku aktualisht janë angazhuar të paktën 227 forca operacionale dhe 16 mjete zjarrfikëse e mbështetëse. Në operacione janë përfshirë edhe mjete ajrore, me tre helikopterë dhe një avion Air Tractor. Në qarkun e Tiranës, disa vatra janë rishfaqur gjatë mesditës në zonën e Dajtit, pranë fabrikës së ujit Selita. Forcat në terren vijojnë ndërhyrjen dhe monitorimin, ndërsa sipas Ministrisë së Mbrojtjes nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Cikallesh të Kavajës, intensiteti i zjarrit ka rënë ndjeshëm dhe vatra po shkon drejt shuarjes së plotë, pas ndërhyrjes së strukturave zjarrfikëse dhe mbështetjes nga ajri. Ndërkohë, në Priskë të Madhe vijojnë operacionet për vënien nën kontroll të disa vatrave të vogla....