E rëndë/ Në gjendje të dehur dhunoi gruan dhe goditi djalin, arrestohet 43 vjeçari shqiptar në Itali
Një 43-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Rimini të Italisë, është arrestuar në flagrancë nga karabinierët, i akuzuar për dhunë në familje të rënduar, plagosje dhe kërcënime ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre 22-vjeçar, me të cilët jetonte. Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi më 5 gusht në një hotel në Viserbella, ku karabinierët ndërhynë pas telefonatës së djalit gjatë një sherri në familje. Kur mbërritën në vendngjarje, ata gjetën 43-vjeçarin në gjendje të dehur, ndërsa kërkonte para nga bashkëshortja për punën që ajo kishte bërë si ndihmëse familjare gjatë muajve qershor dhe korrik. Gjatë konfliktit, ai tentoi të hidhte një biçikletë mbi makinën e një klienti dhe më pas goditi me grusht në fytyrë djalin, i cili kishte ndërhyrë për të mbrojtur nënën. Nga goditja,...
Burimi:
sot.com.al