Seanca në GJKKO, Meta: Banoj tek 313-ta dhe jam beqar! Kryemadhi: USB e SPAK nuk hapet
Gjykata e Posaçme ka nisur seancën e parë të gjykimit të veçuar ndaj ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi. Çështja ndaj të dyve u rishortua, pasi treshja gjykuese që pati në duar çështjen pranoi kërkesën e tre të bashkëpandehurve për gjykim të shkurtuar. Për efekt procedure, nga trupa e re, Metës ju kërkua edhe njëherë konfirmimi i gjeneraliteteve. “Për momentin banoj tek 313-ta dhe jam beqar, i divorcuar”, tha Meta, teksa u pyet për vendbanimin dhe statusin. Gjykata refuzoi kërkesën e bërë nga media për transmetim televiziv të procesit. “Unë kërkoj ta rishikoni vendimin tuaj për të mos lejuar transmetimin live të procesit. Raporti i OSBE/ODIHR dëshmon se 90% e mediave kontrollohen nga qeveria. Nuk shoh asnjë arsye që ky proces të...
Burimi:
javanews.al