Pëhapi informacione “fake” për transferimin e yllit të Bajernit, arrestohet gazetari sportiv: Po vë kokën në rrezik!
Një gazetar sportiv turk i cili mbulon kryesisht klubin e Gallatasarajt, Burhan Can Terzi, është arrestuar pas një hetimi të nisur mbi raportimet që kishte bërë në lidhje me Xhamal Musiala. Ai akuzohet për “shpërndarje publikisht të informacionit mashtrues”. Burhan Can Terzi u arrestua me urdhër të Zyrës së Kryeprokurorit Publik të Bakırkëj dhe u dërgua në Drejtorinë e Degës së Sigurisë të Departamentit të Policisë Provinciale të Stambollit për të dhënë një deklaratë. Disa ditë më parë ai raportoi se ylli i Bajern Mynih, Xhamal Musiala, do të transferohej te Gallatasaraj. Disa orë pas publikimit të lajmit, Gallatasaraj lëshoi një deklaratë duke thënë se aludimet për transferim nuk ishin të vërteta. Megjithatë, Terzi nuk u tërhoq dhe vazhdoi të këmbëngulte se raporti i tij...
Burimi:
javanews.al