“Rilindja Urbane 2.0”, Rama prezanton programin: Investim prej 1.5 miliardë euro

“Rilindja Urbane 2.0”, Rama prezanton programin: Investim prej 1.5 miliardë euro

edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e ri kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, një nismë që synon të mobilizojë 1.5 miliardë euro për projekte të reja zhvillimi dhe transformimin e qyteteve në Shqipëri. Gjatë prezantimit të programit, Rama tha se faza e re nuk është thjesht një vijim i projektit të parë të Rilindjes Urbane, por një kapërcim në një nivel të ri me standarta të reja. Sipas kryeministrit, Shqipëria nuk është më një shoqëri e varfër dhe për këtë arsye qytetarët janë më kërkues ndaj cilësisë së jetës, infrastrukturës dhe shërbimeve. Sipas kreut të qeverisë, kur përmirësohen kushtet, aq më shumë bie në sy ajo që mungon “Një program kombëtar ambicioz për të kaluar te Rilindja Urbane 2.0, duke vendosur në dispozicion...