Protesta e dhunshme jashtë Kuvendit, 18 të shoqëruar dhe 9 punonjës policie të lënduar

Protesta e dhunshme jashtë Kuvendit, 18 të shoqëruar dhe 9 punonjës policie të lënduar

Përplasje të forta u shënuan ditën e sotme jashtë Kuvendit mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit. Si pasojë e incidenteve, policia ka shoqëruar 18 persona, ndërsa janë lënduar nëntë efektivë policie dhe katër protestues. Të lënduarit po marrin trajtim në Spitalin e Traumës dhe në QSUT, ku sipas autoriteteve ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dënoi dhunën ndaj efektivëve, duke e cilësuar atë si sulm ndaj shtetit dhe rendit kushtetues. Ai deklaroi se personat përgjegjës do të përballen me drejtësinë, ndërsa shprehu mbështetje për punonjësit e Policisë së Shtetit për menaxhimin e situatës. Protesta nisi pak para zhvillimit të seancës plenare, ndërsa protestuesit hodhën vezë dhe miell në drejtim të automjeteve të deputetëve, si edhe ndaj efektivëve të policisë....