‘Projektim i gabuar’, Zhupa kritikon terminalin e autobusëve në Sarandë: Po krijon kaos në qarkullim
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ngriti sot shqetësimin për për mënyrën si është ndërtuar terminali i autobusëve në Sarandë, duke thënë se projekti po u krijon vështirësi të përditshme mjeteve të transportit dhe udhëtarëve. Përmes një videoje të shkurtër në rrjete sociale, Zhupa pretendon se autobusët që dalin nga terminali nuk mund të marrin menjëherë drejtimin e destinacionit, por detyrohen të përshkojnë rreth 1.5 kilometra deri te rrethrrotullimi në hyrje të qytetit dhe më pas të kthehen sërish në itinerarin e tyre. Zhupa pretendon se edhe rrethrrotullimi është ndërtuar në mënyrë jofunksionale, duke penguar lëvizjen e mjeteve të mëdha dhe rënduar trafikun. Deputetja demokrate i sheh këto probleme si pasojë e një projekti të hartuar pa studime profesionale, duke shpjeguar se situata po sjell...
Burimi:
sot.com.al