PD bojkoton Kuvendin/ Berisha: Nuk marrim pjesë në seancat plenare, vetëm në Komisione

PD bojkoton Kuvendin/ Berisha: Nuk marrim pjesë në seancat plenare, vetëm në Komisione

sali berisha TIRANË- Opozita do të vijojë të mungojë në seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Vetë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat deklaroi se mbështesin protestat e qytetarëve dhe demokratët nuk do të shkojnë në seanca, derisa të diskutohen në Kuvend amendamentet për ndryshimin e ligjeve, të kërkuara edhe nga protestuesit. Vendimi vjen pasi opozita bojkotoi seancën e 2 korrikut, e cila u shoqërua me protestën edhunshme para godinës së Kuvendit. Qytetarët e mbledhur para Parlamentit nuk kursyen deputetët e makinat e tyre duke i qëlluar me vezë, si dhe as efektivët. Përplasjet e dhunshme, përdorimi i sprejit lotësjellës dhe hedhja e ujit me presion nga autobotët la pas pasoja nga të dyja palët. Sali Berisha: Nuk kemi bojkotuar parlamentin. Kemi shpallur mospjesëmarrje...