“Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”- Aktivistja Kokaj: Diaspora vjen në shesh më 12 shtator! Shqiptarët nuk kanë më frikë

“Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”- Aktivistja Kokaj: Diaspora vjen në shesh më 12 shtator! Shqiptarët nuk kanë më frikë

Aktivistja Luçiana Kokaj ka komentuar protestën antiqeveritare, e cila ka hyrë sot në ditën e saj të 90-të, ndërsa theksoi se revolta qytetare ka shkuar përtej kryeministrit dhe qeverisë, dhe një prej arritjeve më të rëndësishme është edhe “thyerja e frikës”. Ajo u shpreh se pavarësisht sulmeve apo krahasimeve që mund t’i bëhen protestës, qytetarët do të vijojnë të qëndrojnë në shesh. Sipas Kokajt, problemi nuk lidhet vetëm me qeverinë aktuale, por me një sistem të ndërtuar përgjatë 35 viteve, për të cilin qytetarët kanë përgjegjësi sa herë që zgjedhin të heshtin. Aktivistja foli edhe për mundësinë e përfshirjes së Diasporës në protestat e shtatorit, duke përmendur datën 12 shtator. “Diaspora ka qenë me ne që nga dita e parë. Ka qenë pjesëmarrje masive. Jemi...