Nga humbja e besimit te ‘Besa’
Një muaj heshtje nuk është zakon në politikën e Edi Ramës. Pas protestës së Flamingove, ai nuk doli menjëherë me një kundërsulm politik, nuk shpalli fitore mbi protestuesit dhe nuk u mjaftua me argumentin se qeveria kishte faktet në anën e saj. Përkundrazi, u tërhoq në një periudhë reflektimi dhe u rikthye me një dokument strategjik që nuk flet aq shumë për kundërshtarët, sa flet për vetë qeverinë. Ky është ndoshta elementi më interesant i gjithë kësaj historie. Në pamje të parë, duket sikur dokumenti është një analizë e protestës së Flamingove. Në të vërtetë, Flamingoja është vetëm arsyeja. Rama e përdor atë si momentin kur kupton se Shqipëria ka hyrë në një fazë tjetër zhvillimi, ku problemi nuk është më mungesa e investimeve, por...
Burimi:
ntv.al