Misteri i 30 prillit 2022 dhe skenari në hije i Shkëlzenit me 4 vasalët e tij deputetë, Evi Kokalari zbërthen kodet…

Misteri i 30 prillit 2022 dhe skenari në hije i Shkëlzenit me 4 vasalët e tij deputetë, Evi Kokalari zbërthen kodet…

Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke lëshuar akuza tronditëse që pritet të shkaktojnë një tërmet të vërtetë politik brenda selisë blu. Përmes një mesazhi të koduar dhe pa doreza, ajo ka shprehur pendesë publike për mbështetjen që i dha Sali Berishës në shtator të vitit 2021, duke u shprehur se nuk do t’i bashkohej kurrë Rithemelimit po ta dinte skenarin e fshehtë. Zonja Kokalari ka deklaruar hapur se Partia Demokratike është marrë peng nga kreu i PD, Sali Berisha, i biri Shkëlzen Berisha, si dhe tre “vasalët” e tyre, deputetët e demokratë, Albana Vokshi, Flamur Noka dhe Belind Këlliçi. Sipas saj, Lulzim Basha nuk e humbi partinë prej Berishës, por prej betejës së saj, ndërsa ka paralajmëruar se...