Meta dhe Kryemadhi në GJKKO, nis gjyqi në themel për ish-Presidentin

Meta dhe Kryemadhi në GJKKO, nis gjyqi në themel për ish-Presidentin

Ditën e sotme, më 5 qershor, mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme për ish-Presidentin e vendit, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Para nisjes së gjyqit, në mbështetje të kreut të PL-së, jashtë ambienteve të GJKKO-së ishin mbledhur dhjetëra qytetarë. Gazetarja e “Vizion Plus”, Blerina Çene, sjell pamje nga salla e gjyqit, ku shihet Ilir Meta brenda kafazit të xhamit duke biseduar me avokatin e tij, Kujtim Cakrani. Sakaq, ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi ndodhet e ulur pranë Metës, jashtë kafazit të xhamit. Ish-Presidenti Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024 dhe përballet me një sërë akuzash të rënda, përfshirë korrupsion në lidhje me aferën CEZ-DIA, kontratën lobuese të LSI-së në Shtetet e Bashkuara, si dhe pastrim parash dhe fshehje pasurie.