Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, GJKKO nuk lejon transmetimin live: Procesi s’mund të shndërrohet në spektakël
Ditën e sotme, më 5 qershor, mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme për ish-Presidentin e vendit, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për transmetim live të seancës gjyqësore, duke argumentuar se prania e kamerave nuk parashikohet në legjislacion dhe se proceset gjyqësore nuk duhet të shndërrohen në spektakël mediatik. Sipas gjykatës, kamerat mund të ndikojnë në cilësinë e shqyrtimit gjyqësor. Në sallë u lejuan vetëm përfaqësuesit e mediave, ndërsa çdo lloj regjistrimi u ndalua dhe seanca nuk u transmetua. Gjatë seancës, ish-Presidenti Ilir Meta kërkoi rishikimin e vendimit për transmetim live, duke argumentuar se procesi duhet të bëhet publik, në përputhje me Konventën Evropiane dhe standardet ndërkombëtare të medias së pavarur. Ai u shpreh se,...
Burimi:
vizionplus.tv