Fatkeqësitë natyrore, Nufi: Miratohen 44 projekte për mbrojtjen civile, financimi 650 milionë lekë

Fatkeqësitë natyrore, Nufi: Miratohen 44 projekte për mbrojtjen civile, financimi 650 milionë lekë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se janë miratuar një sërë vendimesh që lidhen me forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes civile, angazhimet ndërkombëtare të Forcave të Armatosura dhe unifikimin e strukturave ushtarake. Ministri Nufi tha se janë miratuar 44 projekte që lidhen me forcimin e mbrojtjes civile dhe kapaciteteve të bashkive ne vend për përballimin e fatkeqësive natyrore. Nga 44 projekte, 26 janë infrastrukturore dhe 18 kanë të bëjnë me blerjen e pajisjeve dhe mjeteve të nevojshme për bashkitë në raste emergjencash. Vlera totale e financimit arrin në 650 milionë lekë. “Miratimi i VKM-së për projektet fituese të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, që lidhen me përballimin e fatkeqësive natyrore. Lista e projekteve fituese është konsoliduar në shkurt të vitit 2026 dhe përfshin...