Deputetja e PD Tabaku mbron nismën për kujdestarët e fëmijëve me autizëm dhe sindromën Down: Këto familje kanë nevojë për mbështetje

Deputetja e PD Tabaku mbron nismën për kujdestarët e fëmijëve me autizëm dhe sindromën Down: Këto familje kanë nevojë për mbështetje

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, mbrojti sot në Komisionin për Shëndetësinë dhe më pas në Komisionin për Ekonominë nismën e saj ligjore, të depozituar prej shtatë muajsh në Kuvend, për mbështetjen financiare të kujdestarëve të fëmijëve me çrregullime të spektrit autik dhe sindromën Down. Projektligji, i propozuar nga Tabaku në fillim të këtij viti, ka mbetur në pritje të shqyrtimit për shkak të procedurave që lidhen me marrjen e mendimit të qeverisë. Gjatë diskutimeve në komisione, relatorët e shumicës nuk paraqitën kundërshtime ndaj përmbajtjes së nismës, por argumentuan se qeveria mund të paraqesë në të ardhmen një paketë më të gjerë ndryshimesh për personat me aftësi të kufizuara. Në diskutimin e saj, Tabaku u shpreh e gatshme që projektligji të zgjerohet për të përfshirë...