“Jo paralele mes Kosovës e Ukrainës”, Tirana zyrtare i përgjigjet deklaratave të Zelenskyt në Beograd

“Jo paralele mes Kosovës e Ukrainës”, Tirana zyrtare i përgjigjet deklaratave të Zelenskyt në Beograd

Vizita e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd dhe deklarata e tij se Ukraina nuk e ndryshon qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës kanë sjellë reagimin e Tiranës zyrtare. Shqipëria e vlerëson dialogun mes Ukrainës dhe Serbisë, por paralajmëron se çështja e Kosovës nuk mund të vendoset në të njëjtin ekuacion me luftën në Ukrainë. “Çdo përpjekje për të vendosur një paralele ose për të krijuar një ekuacion midis Kosovës dhe çdo situate tjetër ndërkombëtare është e gabuar, oportuniste dhe thellësisht çorientuese”, thuhet në reagim. Ministria e Jashtme e Shqipërisë rikthen në vëmendje edhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke theksuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. “Rasti i Kosovës qëndron mbi themelet e veta historike, politike dhe ligjore....