Netanyahu hedh poshtë planin e SHBA: S’ka tërheqje të IDF-së pa çarmatosjen e Hamasit
"Izraeli e hedh poshtë dokumentin prej 15 pikash" mbi Gazën të shpallur nga SHBA-të dhe nuk ka ndërmend të tërheqë forcat mbrojtëse izraelite nga Rripi", derisa Hamasi të çarmatoset në mënyrë efektive". Kryeministri Benjamin Netanyahu e tha këtë në hapje të mbledhjes së sotme të kabinetit, në deklaratën e tij të parë publike mbi planin 15-pikësh të paraqitur nga Bordi i Paqes. "Për sa kohë që unë jam kryeministër, nuk do të ketë shtet palestinez, as në Gaza dhe as në Bregun Perëndimor. As Fatahstan dhe as Hamastan", shtoi ai./ ANSA.
Burimi:
syri.net