Tragjike në Ksamil! Babai përplas për vdekje të bijën e mitur duke kryer manovra në parkim
Një ngjarje tragjike ka tronditur Ksamilin sot në 9 gusht, ku një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën në një aksident të rëndë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në një parkim privat pranë plazhit. Sipas njoftimit të policisë, babai i së miturës, shtetasi E. M., ishte duke kryer manovrën e parkimit me automjetin tip “Audi”. Gjatë manovrës, dyshohet se automjeti ka goditur aksidentalisht vajzën e tij të mitur. Përplasja ka rezultuar fatale për 4-vjeçaren, e cila ka humbur jetën në vendngjarje. Rrethanat e sakta të aksidentit mbeten për t’u sqaruar. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e nevojshme për dokumentimin e rastit. Njoftimi i policisë Ksamil/ Informacion paraprak Rreth orës 11:30, në një parkim privat, pranë plazhit në Ksamil, shtetasi...
Burimi:
javanews.al