Fluks rekord në kufi/ Kolona kilometrike makinash, mijëra shqiptarë përballen me pritje të gjata
Fluks i lartë automjetesh është regjistruar këtë fundjavë në pikat kufitare të juglindjes së vendit. Mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit po kthehen në Shqipëri për pushimet verore. Rritja e ndjeshme e lëvizjeve ka sjellë edhe radhë të gjata automjetesh në pikat e kalimit kufitar. Në Kakavijë janë krijuar kolona kilometrike, duke shkaktuar pritje të konsiderueshme për udhëtarët. Pamjet e mbërritura në redaksinë e Boldnews tregojnë numrin e madh të automjeteve të bllokuara në radhë. Ndërkohë, shifra të larta lëvizjesh janë regjistruar edhe në Kapshticë dhe Qafë Thanë. Në Kapshticë janë regjistruar 8,630 hyrje dhe 3,769 dalje gjatë fluksit të fundjavës. Në Qafë Thanë kanë hyrë 6,174 shtetas, ndërsa 5,070 të tjerë kanë dalë nga vendi. Vetëm në këto dy pika janë regjistruar...
Burimi:
gijotina.com