”Fuqia ajrore ka kufijtë e saj”, gjenerali paralajmëron për pasojat e përshkallëzimit me Iranin

”Fuqia ajrore ka kufijtë e saj”, gjenerali paralajmëron për pasojat e përshkallëzimit me Iranin

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë një rrugëdalje nga lufta me Iranin, ndërsa sulmet ajrore nuk kanë arritur ta detyrojnë Teheranin të pranojë kërkesat e Uashingtonit. Sipas CNN, kreu i Shtabit të Përbashkët, gjenerali Dan Caine, u ka kërkuar privatisht zyrtarëve të lartë të Shtëpisë së Bardhë që të gjendet sa më shpejt një zgjidhje për konfliktin. Caine paralajmëron se vetëm bombardimet nuk mund të përmbushin objektivat e presidentit Donald Trump dhe se përshkallëzimi do të sillte pasoja të rënda. Shqetësimi kryesor lidhet me konsumimin e rezervave amerikane të municioneve dhe rrezikun e një hakmarrjeje më të fortë nga Irani. Gjenerali kundërshton edhe një ndërhyrje tokësore për rrëzimin e regjimit në Teheran, pasi një skenar i tillë mund t’u kushtojë shtrenjtë forcave amerikane. Ndërkohë, vijojnë përpjekjet...