Përleshja në burgun e Fierit, transferohen dy të dënuar, nën hetim 6 policë
Pas përleshjes me dy të dëmtuar në burgun e Fierit, dy të dënuar janë transferuar nga ky institucion. Njëri prej tyre, Aldo Gjini, është transferuar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, kurse Jurgen Zotaj është dërguar nga spitali i Fierit në Qendrën Spitalore të Burgjeve në Tiranë. Në burgun e Fierit është mbajtur vetëm Denis Brajovic ose Bajri. Sakaq, Policia e Fierit, së bashku me Prokurorinë lokale, po kryejnë hetime për të faktuar shkaqet e përleshjes mes dy të burgosurve, që u mbyll me plagosjen e Brajovic dhe Zotaj. Ndërkohë, janë marrë në pyetje 6 policë të burgjeve që ishin në detyrë, nga të cilët pritet që katër të pezullohen gjatë javës së vjen, si të dyshuar se neglizhuan rregullat e sigurisë.
Burimi:
gijotina.com