Deklaratat e Zelenskyt në Serbi, largohet mbishkrimi “Free Ukraine” në Prishtinë

Deklaratat e Zelenskyt në Serbi, largohet mbishkrimi “Free Ukraine” në Prishtinë

Deklaratat e presidentit të Ukrainës rreth Kosovës, gjatë vizitës së tij në Serbi, kanë nxitur reagime të shumta. Në konferencën e përbashkët për media me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, Zelensky ka deklaruar se Ukraina nuk e ndryshon qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës. Për këtë deklaratë, ka pasur reagime të shumta dje dhe sot, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, derisa është kritikuar qasja e Zelenskyt ndaj pavarësisë. Pikërisht, si pasojë e kësaj deklarate, gjatë së dielës në Prishtinë, është hequr mbishkrimi “Free Ukraine”, i vendosur në shenjë solidariteti me Ukrainën. Pamjet nga largimi i mbishkrimit janë publikuar nga Shpend Lipa dhe shihet momenti i heqjes së saj. Që nga agresioni rus në Ukrainë, Kosova është në mesin e shteteve që e ka mbështetur shumë...