Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur dhe se Teherani nuk ka nxitim për ta rihapur atë. “Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur dhe nëse ndonjë anije kalon nëpër këtë rrugë, ajo do ta bëjë me koordinimin dhe lejen e Republikës Islamike,” tha Gharibabadi. Ai theksoi se forcat iraniane kanë “mbikëqyrje të plotë” mbi lëvizjet në ngushticë dhe hodhi poshtë pretendimet se anijet po kalonin pa koordinimin e Teheranit. Gharibabadi tha se Irani dhe Omani kishin arritur një mirëkuptim për rregullimet e kalimit nëpër ngushticë, por theksoi se ky marrëveshje nuk do të hynte automatikisht në fuqi dhe varet nga përmbushja e angazhimeve nga ana e Shteteve të Bashkuara. “Irani ka bërë të qartë përmes këtij mirëkuptimi se është...