Dy mijë vjet mësime dhe ende nuk kemi mësuar!
Nga Lutfi Dervishi 1. Përshtajta me natyrën Kur romakët ndërtuan rrugën Egnatia, aty ku ishte e mundur, ndoqën rrjedhën e lumit dhe nuk tentuan ta përshtatnin Shkumbinin me projektin e tyre. Sot po bëjmë të kundërtën. 2. Porti historik i vendit Grekët dhe romakët nuk e zgjodhën rastësisht Durrësin. Epidamni-Dyrrahu ishte port i rëndësishëm që nga shekulli VII p.e.s. dhe më vonë u bë pikënisja e rrugës Egnatia. Durrësi lindi e u rrit si qytet prá prej portit. Sot, ne po e çmontojmë atë. 3. Të moçmit ndërtonin në kodra Mjafton të shohësh shpërndarjen historike të vendbanimeve: kodra, shpate, tarraca natyrore e vende të mbrojtura. Poshtë liheshin tokat pjellore dhe zonat që përmbyteshin. Në kodër ishe i mbrojtur, me ajrim të mirë e kullim natyror....
Burimi:
syri.net