“U zbulua shkaku i “bereqetit të zi””/ Rama: Një pemë 8 metra ishte “varrosur” në kolektorin e ujërave të zeza në Kashar

“U zbulua shkaku i “bereqetit të zi””/ Rama: Një pemë 8 metra ishte “varrosur” në kolektorin e ujërave të zeza në Kashar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për një zbulim të pazakontë në Kashar, ku një trung peme rreth 8 metra i gjatë është gjetur brenda kolektorit kryesor të ujërave të zeza. Kreu i qeverisë bën me dije përmes një postimi në Facebook se është zbuluar pas  më shumë se një dekade, shkaku përse reshjet e shiut në zonë shoqëroheshin me daljen e ujërave të zeza në Bulevardin e Kasharit dhe në lagjet përreth. Ai sqaron se pas përdorimit të kamerave speciale nëntokësore, është bërë i mundur identifikimi i një trungu peme rreth 8 metra të gjatë, i shtrirë brenda tubacionit kryesor. Sipas Kryeministrit Rama, bëhet fjalë për një çinar që ndodhej në zonën ku ishte ndërtuar kolektori. Gjatë punimeve, pema është prerë dhe, në vend që...