Dyndje udhëtarësh në Portin e Durrësit, mbi 5 mijë pasagjerë zbarkojnë në pak orë, në mbrëmje priten edhe dy tragete

Dyndje udhëtarësh në Portin e Durrësit, mbi 5 mijë pasagjerë zbarkojnë në pak orë, në mbrëmje priten edhe dy tragete

Porti i Durrësit po përballet me fluks të lartë udhëtarësh edhe gjatë kësaj të diele, në kulmin e sezonit veror. Deri tani kanë mbërritur katër tragete, nga të cilat kanë zbritur 5.359 pasagjerë dhe 1.564 automjete. Lëvizjet pritet të vijojnë edhe gjatë orëve të mbrëmjes, pasi në port do të mbërrijnë edhe dy tragete të tjera. Autoritetet po vijojnë punën për përballimin e fluksit të udhëtarëve dhe automjeteve që ka pësuar rritje në kulmin e sezonit veror.