Revolta e 70-të kundër qeverisë, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne!

Revolta e 70-të kundër qeverisë, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne!

Me thirrjet “poshtë patronazhistët”, “Edi Rama jepe dorëheqjen”, qytetarët vijojnë marshimin kundër kryeministrit Edi Rama. Prej 70 ditësh shqiptarët me qëndresë e rezistencë vijojnë revoltën, ndërsa shprehet të vendosur se do të protestojnë deri në largimin e Ramës. Marshimi vijoi pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministri, ku renditën kërkesat e tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. “Parlament analfabet”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Shqipëria e rinisë, jo e partisë”, “Rama bë burg, Berisha në burg”, jehojnë thirrjet e protestuesve gjatë marshimit të sotëm.