Vihet nën kontroll pas disa orësh zjarri në Drenovë

Vihet nën kontroll pas disa orësh zjarri në Drenovë

Pas një operacioni intensiv disaorësh me 6 mjete zjarrfikëse dhe mbi 50 efektivë nga disa bashki të ndihmuar edhe nga banorë të zonës, flakët në Drenovë të  Mallakastrës u neutralizuan duke shmangur rrezikun për banesat dhe varrezat e zonës. Sipas përllogaritjeve paraprake të dëmeve, nga zjarri u përshkuan rreth 10 hektarë sipërfaqe me ullinj dhe pyll me shkurre. Forcat zjarrfikëse vijojnë të monitorojnë terrenin për të parandaluar riaktivizimin e vatrave.