Dhimbje pa fund/ Lamtumira e fundit për Edison Xhakën dhe Aleksandër Toçilën
Pak ditë pas aksidentit tragjik me motor në ishullin e Kretës, ku humbën jetën dy të rinjtë shqiptarë Edison Xhaka dhe Aleksandër Toçila, trupat e tyre janë nisur drejt Shqipërisë për t’u përcjellë në banesën e fundit. Shoqata Shqiptare Kisamo “Kastel” bëri të ditur se trupi i Aleksandër Toçilës u nis nga porti i Sudas drejt Shqipërisë, ndërsa ai do të prehet në vendlindjen e tij, në Gramsh. Në një mesazh ngushëllimi, shoqata u bëri thirrje bashkatdhetarëve t’i japin lamtumirën e fundit të riut dhe shprehu ngushëllimet për familjen, të afërmit dhe miqtë e tij. Ndërkohë, trupi i Edison Xhakës është dërguar në Njësinë Administrative Zavalinë, në Elbasan, ku do të prehet në vendlindjen e tij. Sipas informacioneve, ceremonia mortore për Edisonin zhvillohet këtë të...
Burimi:
ntv.al