HIJE DYSHIMI MBI 329 MILIONË LEKË/ DY RIVALË NË TENDER, POR ISH-ORTAKË?

HIJE DYSHIMI MBI 329 MILIONË LEKË/ DY RIVALË NË TENDER, POR ISH-ORTAKË?

Një tender i KESH për furnizimin dhe instalimin e një transformatori fuqie në HEC Koman, me fond limit 329,168,000 lekë pa TVSH, ngre pikëpyetje mbi konkurrencën mes dy ofertuesve. Në procedurë rezultojnë vetëm dy konkurrentë: LA-OR dhe bashkimi SHANSI INVEST–EPES Group. Fitues është shpallur bashkimi SHANSI INVEST–EPES Group, me ofertë 321,996,200 lekë pa TVSH. Asnjë prej ofertuesve nuk rezulton i skualifikuar. Por historia bëhet interesante kur shihen lidhjet e mëparshme mes njerëzve pas kompanive. DY RIVALËT KANË NJË HISTORI TË PËRBASHKËT Të dhënat historike të regjistrit tregtar për shoqërinë GOLDEN POWER tregojnë se Shpëtim Cinga dhe Laert Duro kanë qenë më parë ortakë në këtë kompani, secili me 33.33% të kapitalit. Në vitin 2019, Laert Duro dhe Ylli Ndroqi shitën kuotat e tyre, ndërsa Shpëtim...