1.3 miliardë lekë për materiale mjekësore/ Pse tenderi shkon sërish në dhjetor?
1.316 miliardë lekë pa TVSH, ose rreth 13.85 milionë euro, është fondi për materialet mjekësore të konsumit dhe kirurgjikale MM2 për spitalet publike. Bëhet fjalë për një nga blerjet më të mëdha të materialeve mjekësore, që prek 34 institucione shëndetësore, mes tyre QSUT, Spitalin e Traumës, “Shefqet Ndroqi” dhe spitalet rajonale të Durrësit, Vlorës, Fierit, Korçës, Elbasanit e të tjera. Por historia nuk nis në gusht. Procedura me fond 1,316,642,915 lekë ishte shpallur që më 12 qershor 2026, me afat kontrate 24 muaj. Mbi procedurën pati edhe ankim dhe Komisioni i Prokurimit Publik mori vendimin nr. 937/2026 më 3 gusht. Tani del një zhvillim tjetër. Më 27 gusht 2026, në Regjistrin e Parashikimeve është publikuar përsëri blerja MM2 me të njëjtin fond prej 1.316 miliardë...
Burimi:
ntv.al