Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së
Shqyrtimi i një kërkese të depozituar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga kandidati për Prokuror të Përgjithshëm, Ylli Pjetërnikaj, i cili kërkon përjashtimin e anëtarit Vatë Staka nga procedurat e përzgjedhjes shkaktoi debate të ashpra dhe kërkesa të tjera për përjashtime nga vetë anëtarët e KLP-së. Në mbledhjen plenare të së premtes u lexua pika e rendit të ditës që lidhej me kërkesën e Pjetërnikës për përjashtimin e Stakës, por ky i fundit kërkoi që anëtari Zeqir Hodo të përjashtohej nga procedura e shqyrtimit dhe vendimarrjes të kësaj kërkese. Nga sa u dëgjua prej diskutimeve gjatë mbledhjes, Staka parashtroi se Hodo kishte pasur komunikime me Pjetërnikën edhe pasi ai ishte larguar nga pozicioni i këshilltarit pranë KLP-së. Sipas Stakës, një draft i një rregulloreje...
Burimi:
gijotina.com