Protestuesi ironizon vendimin e Ramës për të ndryshuar vendin e takimit të PS: Fuqia jonë do t’i largojë nga kjo godinë

Protestuesi ironizon vendimin e Ramës për të ndryshuar vendin e takimit të PS: Fuqia jonë do t’i largojë nga kjo godinë

Një prej qytetarëve të pranishëm në protestën e 90-të, ka ironizuar ndryshimin e vendit të mbledhjes së thirrur nga Rama me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, e cila fillimisht ishte paralajmëruar në selinë rozën, por më pas u zhvendos ne rezistencën qeveritare. Ai tha socialistët u tërhoqën për shkak të frikës nga protestuesit dhe nga vezët që disa qytetarë thanë se do merrnin me vete teksa do “mirëprisnin” ministrat te selia rozë. “Ata u fshehën se kishin frikë nga vezët. Fuqia jonë e madhe do t’i largojë ata nga kjo godinë. Ju erdhi fundi”, u shpreh ai. I riu theksoi se protesta do të vijojë deri në largimin e qeverisë, duke theksuar se pushteti i përket qyetarëve. Protestuesi: Ata u fshehën se kishin frikë...